Deputeti PS Ervin Koci pritet me debate nga banoret e Kallmit

Deputeti PS Ervin Koci pritet me debate nga banoret e Kallmit

1006
SHPËRNDAJE

Debate të ashpra janë zhvilluar mes deputetit PS -se të zones Mbrostar Ervin Koci dhe 70 përfaqësuesve të protestuesve të fshatit Kallm i Vogël . Debati eshte ndezur pasi keta banore kanë 6 ditë që protestojnë së bashku me 300 nxënësit e shkollës nëntë vjecare për shtrimin e rugës kryesore që fëmijët shkojnë në shkollë.
Përfaqësuesit e protestuesve kanë ardhur nga fshati Kallm i Vogël me motorcikleta pasi automjetet nuk mund te  kalojnë ne rrugen e shkaterruar.Takimi është kërkuar nga deputeti Koci që të bëhej brenda zyrave të njësisë administrative Mbrostar dhe në prani të administratorit njësisë Gëzim Dhima , por banorët nuk kanë pranuar

Protestuesit kanë këmbngulur që të shtrohet rruga kryesore që fëmijët të shkojnë në shkollë , kur të shtrohet rruga do cojmë fëmijët në shkollë , kan pohuar ata. I hiqni mësuesit nga shkolla , mos I paguani kot sepse nuk I cojmë fëmijët në shkollë. Deputeti Koci ka pohuar se rruga ka filluar me mbushjen e gropave,janë bërë afro 400 metra nga 5 km që është gjatësia e saj dhe nga Janari ose Shkurti fillon te shtrohet plotesisht 

Banorë I kanë thënë deputetit se kur të fillojë shtrimi në janar ose shkurt , atëherë do sjellim fëmijët në shkollë.

Takimi mes banorëve e deputetit është zhvilluar me tone të ashpra për afro 30 minuta . Deputeti I PS për zonën Ervin Koci ka hyrë në godinë të takojë administratorin që nuk ka dalë të takojë banorët , ndërsa banorët janë larguar të zhgënjyer

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.