Deklarata e Rames per Ali Pashen, reagon Athina

Deklarata e Rames per Ali Pashen, reagon Athina

39
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka komentuar statuset e fundit në “Facebook” të kryeministrit shqiptar Edi Rama, që shpeshherë janë konsideruar si “provokime” në Athinë.“Jemi në një kohë që disa e shkruajnë historinë me mënyrën e tyre. Që nga Rama që zbuloi Akropolin dhe se Ali Pasha kreu revolucionin e 1821-shit, e deri te presidenti i ri i Parlamentit Europian. Historia është një fushë beteje dhe duhet të përdoret si shkollë për të nxjerrë mësime dhe jo si burg, ku të burgoset mendja jote”, – ka deklaruar Kotzias gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme, raporton “BalkanWeb”.

Shefi e diplomacisë greke, iu referua një statusi në “Facebook” të kryeministrit shqiptar, Edi Rama më 24 janar, kushtuar Ali Pashë Tepelenës, ku ndër të tjera shkruante se “Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali Pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore”.

Edhe më herët një tjetër status në “Facebook” i Ramës shkaktoi “provokime” në Athinë. Pikërisht muaj më parë kur kryeministri shprehej se Akropoli është ende në këmbë falë kurajës së shqiptarit, Gjergj Dushmani. Kaq mjaftoi që jo vetëm mediat në shtetin fqinj, por edhe politika greke të reagonte ashpër. Madje ministria e Jashtme greke thirri edhe ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi për sqarime. Por në këtë pikë, as pala shqiptare nuk qendroi mbrapa.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.