C’fare po ndodh ne ish Uzinen Azotik ne Fier?!

C’fare po ndodh ne ish Uzinen Azotik ne Fier?!

388
SHPËRNDAJE

Ka nisur rehabilitimi i ish uzines se plehrave kimike te Azotiku-t ne Fier. Rehabilitimi i zones ne fjale vjen pas aplikimit te projektit te kerkuar edhe nga bashkia Fier per te ndryshuar pamjen kesaj zone . Ministria Industrise dhe Energjitikes pas procedurave tenderuese me nje fond financimi prej afro 100 milion leke te reja kane nisur edhe zbatimin e projektit ne terren.

 Kjo shenon fazen e pare te projektit nga shembja dhe pastrimi i objekteve te amortizuara te cilat rrezikonin te shembeshin.Rehabilitimi i Ish Azotikut ka nisur prej pak ditesh dhe synon qe deri ne fund te ketij viti te kthehet ne nje shesh te gatshem per investitoret

 Drejtuesi i Uzines se Plehrave Azotike tashme ne konservim, Arnando Cupa eshte shprehur se fale nderhyrjes se bashkise Fier eshte bere e mundur edhe zbatimi i peojwktit per rehabilitimin e ish uzines Pas fazes rehabilituese ka disa projekte per te shendruar zonen ne fjale ne disa destinacione ne sherbim te investitoreve apo bizneseve.Shume investitore te huaj dhe vendas jane afruar per te investuar ne kete zone dhe sidomos pas fazes rehabilituese. ​

​​​​Nderkohe Arnando Cupa ,drejtuesi i uzines ne konservim Azotik eshte shprehur se jane rreth 5 tone kimikate ( hipoklorit kaliumi )qe jane te magazinuara ne ambjentet te ruajtura ne kushtet dhe sinjalistiken e duhur ne mjediset e kesaj uzine .kimikatet ne fjale nuk jane te rrezikshme por megjithate kane nisur procedurat per zhvendosjen e tyre drejt Elbasanit

Fati i Uzines se Plehrave Kimike ne Fier mori kthese ne vitit 1991 per shkak te ndryshimeve  poltike dhe te sistemit ne vendin tone.Kjo uzine mbeti ne meshire te fatit duke u shkaterruar plotesisht . 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.