Bypass-i i Fierit, kontrata prishet, rihapet tenderi

Bypass-i i Fierit, kontrata prishet, rihapet tenderi

196
SHPËRNDAJE

Kompania italiane “Serenisima” prej disa muajsh  ka braktisur punimet në të dy projektet, si “bypassi”-n e Vlorës, ashtu dhe atë të fierit.
“Pas shumë tentativave për të mobilizuar kontraktorin “Serenisima” nuk kemi patur ndonjë reagim efektiv. Në datë 19 të muajit të kaluar është bërë edhe shkresa për ndërprerjen e kontratës për të dy projektet si “bypassi”-n e Fierit ashtu dhe atë të Vlorës”, shprehet Dashamir Xhika, drejtor i ARRSH.Autoriteti Rrugor ka bllokuar garancinë e kompanisë në masën 17 milionë euro. Xhika thotë se shumë shpejt të dy projektet do të nxirren sërish në tender.
“Shumë shpejt do të kryejmë fazën parakualifikuese të kompanive që do të marrin pjesë në këto dy proceduara”, thotë Xhika.Por për shkak të afateve ligjore punimet nuk pritet të fillojnë të paktën deri në fund të vitit.“Për “bypass”-in e Fierit kanë ngelur vetëm punët e fazës së fundit. aty nëse lidhet kontrata punët përfundojnë për 3 katër muaj. Ndërsa “bypass”-i i Vlorës është në fillimet e veta. Aty ka një vonesë 1 vjeçare, por mendoj se me kontratën e re çdo gjë normalizohet”, shprehet drejtori i ARRSH.“Bypassi” i Fierit ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2016, ndërsa ai Vlorës këtë vit. Por për shkak të problemeve të kompanisë ndërtuese të dy veprat zvarriten prej vitesh. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.