Bypass i Fierit

Bypass i Fierit

230
SHPËRNDAJE

39 milionë euro kushton ndërtimi i kësaj vepre qe do të sjellë zhvillim rural për zonat nga ku do të kalojë.

Bypass i Fierit do të jetë i gjatë 22 kilometra dhe do të lidhë autostradat Lushnje-Fier me Levan-Vlorë.

Bypass i Fierit është një nga investimet më të mëdha që ka patur ndonjëherë Fieri me vlerë rreth 40 milion euro (39 milionë e 698 mijë euro) dhe ndërtimi i kësaj vepre është po me kaq vlerë për banorët e zonës dhe jo vetëm. Është një projekt autostradal jashtëzakonisht i rëndësishëm, që do të lidhë autostradat Lushnje-Fier me Levan-Vlorë. Ndërtimi i këtij bypass-i do të sjellë zhvillim për zonat nga ku do të kalojë. Do të sjellë zhvillim për qytetin Antik të Apollonisë dhe të zonës bregdetare. By-Passi i Fierit do t’i shërbejë jo vetëm Fierit, por do t’i shërbejë Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Bypassi i Fierit është i përbërë nga një seksion i autostradës me 2 kalime dhe 4 korsi secila 3.75m e gjerë. Rruga arteriale bashkohet në sektorin e fundit të autostradës në Durrës dhe lidhen me Mbrostar, e ndërtuar më parë në drejtim të Vlorës e cila është duke përfunduar.

Bypass i Fierit:

• Është 22 km e gjatë

• Është 22 metra e gjerë;

• Autostradë me katër korsi;

• Kalon në Mbrostar, në ultësirën mes Fierit dhe bregdetit, shumë pranë qytetit antik të Apollonisë dhe lidhet në nyjen e Levanit me segmentin Levan – Vlorë.

• Ka tre ura me nga 80 metra gjatësi secila (Ura: e Semanit, e Kanalit të Hoxharës dhe e Pojanit);

• Ka katër kryqëzime në disnivel;

• Ka 21 nënkalime mjetesh;

• Ka dy zona shërbimi;

• Ka një zyrë informacioni turistik, (për arsye se kjo autostradë kalon nëpër një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik: qyteti antik I Apollonisë dhe vija e virgjër bregdetare).

Bypassi i Fieri1 Bypass i Fierit

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.