Buxheti i Bashkise Fier per 2017 shkon vetem per te majtet

Buxheti i Bashkise Fier per 2017 shkon vetem per te majtet

418
SHPËRNDAJE

Bashkia Fier perfundon  serine e takimeve dhe diskutimet  me komunitetin ne njesite administrative . Takimet e bashkise me komunitetin synojne  identifikimin e problemeve dhe marrjen e propozimeve  te shprehura prej tyre me qellim perfshirjen  ne prioritetet e buxhetit te ri 2017 per te marre zgjidhje. Ne fund te ketij procesi kane nisur dhe pakenaqesite dhe kritikat. Ne nje deklarate nga PD Fier ky proces konsiderohet i seleksionuar duke favorizuar me teper fshatrat dhe njesite e majta
Deklarata e plote e PD

 Me sa duket perfaqesuesit e Bashkise Fier i kane dhene fund turit te tyre “turistik” ne njesite administrative. Tur, i cili kishte per qellim evidentimin e problemeve sociale dhe ekonomike te zonave rurale, si dhe per t’i perfshire keto probleme ne hartimin e projekt buxhetit te vitit 2017. Investimet e parashikuara ne projekt buxhetin e vitit 2017, per cdo njesi administrative, jane bere te seleksionuara. Ne zonat ku kryetaret e fshatrave jane zgjedhur nga Partia Socialiste, investimet jane te medha. Mungesa e rrugeve, e kanalizime dhe shume probleme te tjera sociale jane diskutuar sot ne nje takim te mbajtur ne zyrat e Partise Demokratike Dega Fier, midis Kryetarit te deges, Z.Luan Baci dhe kryetareve te 26 fshatrave. Kryetaret e fshatrave renditen me radhe te gjitha shqetesimet e komunitetit ku jetojne, te cilat nuk pasqyrohen ne asnje pike te ketij projekt buxhetit. Ata e cilesuan projekt buxhetin e Bashkise Fier per vitin 2017, jo gjithe perfshires.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.