Burri e hodhi të zhveshur nga dritarja/ daja: “Pasi më vrau motrën...

Burri e hodhi të zhveshur nga dritarja/ daja: “Pasi më vrau motrën do të më çojë nipërit në jetimore”

123
SHPËRNDAJE

E zhveshi në tualetin e banesës, e dhunoi dhe në fund e hodhi nga dritarja vetëm se ishte xheloz. Ngjarja e rëndë që ndodhi më 3 dhjetor të vitit të shkuar, kur Ferdinad Ruko vrau bashkëshorten e tij, ndërsa sot në sallën e gjyqit ka kërkuar që fëmijët të shkojnë në jetimore. Por këtë kërkesë e kundërshton me forcë, vëllai i Liljanës, Robert Zhezha, i cili do me çdo kusht t’i marrë në shtëpinë e tij nipërit, me qëllim që t’ju japë dashurinë e munguar.
“Ne kërkojmë nga gjykata që fëmijët të mbeten në kujdestarinë tonë. Unë me bashkëshorten time do të bëjmë të pamundurën që këta fëmijë t’i nxjerrim në jetë. Meraku ynë është se po vajtën në jetimore do të bëhen pre e dhunës psikologjike dhe fizike. Bëhet për të ardhmen e fëmijëve. Ajo çka ka ikur, ka ikur”,- thotë ai në rrëfimin e tij  
Në shtëpinë e Robert Zhezhës, një vilë dykatëshe duket sikur çdo gjë është vënë në dispozicion të dy fëmijëve, dalit 7-vjeçar dhe vajzës 3-vjeçare. Të dy kanë dhomat e tyre dhe lodrat për të cilat janë përpjekur tu ushqejnë pasionet, vajzës për kukullat dhe djalit për makinat që qëndrojnë bashkë me librat e shkollës.
“Djali i motrës time është 7 vjeç. Është në një klasë me çupën time. Ka probleme sepse i mungon nëna. Atë ç’ka neve mund t’ia zëvendësojmë, do t’ia zëvendësojmë, ndërsa vendi i nënës është i pazëvendësueshëm. Çupa është tre vjeç”,- thotë ai.
Ndërsa nuk do të flasë për krimin e rëndë, ai të paktën apelon që shteti të korrigjojë gabimin dhe t’i lërë kujdestarinë e nipit dhe mbesës së tij.
Ngjarja

Liljana dhe bashkëshorti vrasës janë grindur me njëri-tjetrin në dhomën e pritjes në sy të fëmijëve ditën e krimit, më 3 dhjetor 2016-të. “Të lutem mos vazhdo më por qetësohu dhe ta zgjidhim me qetësi këtë punë”, i është drejtuar gruaja bashkëshortit të saj teksa ai e përplaste në tokë.
“Goja jote e ndyrë po më shkatërron familjen”, mësohet t’i ketë thënë Ferdi Ruko bashkëshortes përpara se ta çonte drejt tualetit. Ndërsa gruaja i është përgjigjur: “Familjen po e shkatërron ti dhe mua po më vret ti”.
Lutjeve të gruas për ta lëshuar, jo vetëm që nuk iu është bindur, por ka bërë çmos që ta hidhte sa më parë nga dritarja, e për këtë i janë dashur 3 minuta. Fëmijët e çiftit kanë dëgjuar të bërtiturat, zhurmën por nuk kanë parë aktin e rëndë, pasi ndodheshin në dhomën tjetër të banesës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.