Burgu më i tmerrshëm ne bote 

Burgu më i tmerrshëm ne bote 

112
SHPËRNDAJE

Ndalesa jonë e parë në Shqipëri ishte burgu i Spaçit, që CHwB Shqipëri përmes projekteve të dialogut që ka nisur, synon ta kthejë në një vend kujtese.

100 kilometra nga kryeqyteti Tiranë, 600 metra mbi nivelin e detit, në majë të fshatit të Spaçit, kampin fatkeq mund ta krahasoj vetëm me Burgun e Dijarbakërit.

I mbajtur i hapur mes viteve 1968-1991 ky burg më kujtoi edhe njëherë që pavarësisht gjeografive të ndryshme, të vërtetat që na lidhin na bashkojnë në dhunë të ngjashme. Maks Velo, i cili e provoi shijen e burgut si shumë artistë të tjerë dhe ndenjti atje për 10 vjet, e cilëson Spaçin si burgun më të frikshëm në botë asokohe.

Prison Guida jonë Gjeta e njeh mirë Spaçin pasi babai i tij ka punuar në Burg. Ai ka kujtimet e një fëmijërie të tërë për të treguar dhe memoria e tij e jashtëzakonshme bën që të mos i shpëtojë asnjë detaj.

Ai e ka për mision transmetimin e informacioneve që ka dhe ka filluar të punojë në kamp si një kujdestar dhe guidë “pa portofol”. Gjeta na rrëfen tek e tek vendet e torturës, zyrat e drejtuesve, vendet e takimit, mencën, dhomat përplot ideologji dhe propagandë, qelitë, udhën e minierës, të ekzekutuarit në tentativë për t’u arratisur, të arratisurit të rikthyer se s’kishin ku t’ia mbanin etj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.