Burgim te perjetshem,burrit që hodhi gruan nga dritarja ne Fier.

Burgim te perjetshem,burrit që hodhi gruan nga dritarja ne Fier.

231
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me burg për jetë të Ferdinand Rukos, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ka hedhur nga dritarja gruan e tij duke e vrarë.
Kërkesë është bërë mëngjesin e sotëm në seancën e radhës. Sipas prokurorisë, krimi është kryer për motive xhelozie.
Ferdinand Ruko 53-vjeçari fierak i cili një vit më parë hodhi nga kati i katërt bashkëshorten e tij, vetëm sepse Liljana Ruko kishte denoncuar dhunën sistematike. Por pavarësisht shkeljes së urdhrit të mbrojtjes, bashkëshorti vrasës arriti te përfitoje nga gjykimi i shkurtuar, duke i shpëtuar kështu burgimit të përjetshëm.
Në sallën e gjyqit 53-vjecari nuk tha asnjë fjalë, ndërsa vendimi pritet të jepet javën e ardhshme. 43-vjeçarja Liljana Ruko nënë e dy fëmijëve, humbi jetën mesditën e 3 dhjetorit të një viti më parë, pasi Ferdinand Ruko e hodhi nga dritarja e tualetit të shtëpisë së tyre, në katin e katërt.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kryengritja e Fierit’. E ndjera u dërgua me urgjencë për në spital, por për shkak të lëndimeve të rënda në trup humbi jetën pa mbërritur në duart e doktorëve. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.