Brenda nje muaji,hiqen 500 patenta

Brenda nje muaji,hiqen 500 patenta

51
SHPËRNDAJE

Prej gati një muaji, akset rrugore të vendit po mbikëqyren nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, një strukturë e posaçme e ngritur me qëllim ndëshkimin e shkeljeve të rënda, edhe në zona ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye familjariteti.
Puna e njësisë është të jetë e pranishme në gjithë territorin e vendit. Konstatimet kryesore janë që shkak për aksidente bëhen shpjetësia tej normave, parakalimet e gabuara dhe kundravajtjet apo mungesa e rripit të sigurimit”, deklaron Luan Lami, përgjegjës i njësisë për tch.
Gjatë kësaj periudhe kjo njësi ka pezulluar më shumë se 500 leje drejtimi, ndërsa “rrjetës” së saj nuk i kanë shpëtuar as zyrtarë të lartë. Sipas burimeve, patenta i është pezulluar edhe një deputeti, një prokurori dhe disa zyrtarëve të shërbimit diplomatik pasi shkeljet regjistrohen në sistem në mënyrë automatike.
Mes personave që janë ndëshkuar janë edhe 70 shtetas të huaj. Edhe vetë njësia e posaçme mbikëqyret direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke i hequr kështu çdo mundësi tolerimi në rastet kur shkelësit e ligjit njihen me policët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.