Bllokohen dy mjete lundruese , dyshohet per trafik droge

Bllokohen dy mjete lundruese , dyshohet per trafik droge

37
SHPËRNDAJE

Vlorë
Policia Kufitare ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet detit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Guardia di Finanza janë bllokuar dy mjete lundruese që dyshohet se do përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.


Mjeti i parë lundrues u bllokua në zonën e Petroliferës nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policise Vlore dhe GdF.
Mjeti i dytë lundrues Skaf u bllokua nga Policia Kufitare në zonën e pyllit te Akërnisë.
Mjeti i pare lundrues një skaf plastik, pa emër, me gjatësi 7.5m dhe gjerësi 2.2m, me dy motora të fuqishëm dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy shtetas Italianë të cilët porsa kanë parë Policinë kanë fshehur mjetin në krah të kalatës së Petroliferës dhe janë larguar.


Vijon puna për kapjen e tyre duke forcuar kontrollin ne dalje nga Porti si dhe ne zonën përrreth.
Mjeti i dyte është konstatuar gjatë kryerjes së shërbimit nga ana patrullës së SPK Triport, në zonën e pyllit te Akërnisë, Hidrovor është konstatuar një mjet lundrues tip skaf i gjatë 8 m, i hipur në karelë dhe në afërsi te saj dhe një mjet tip kamionçinë. 
Nga të dhënat paraprake rezulton se mjeti lundrues është në pronësi të shtetases L. Xh dhe përdorues mjeti S. Xh.
Nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm.
 Vijon kontrolli i zonës si dhe puna për zbardhjen e rrethanave për të dy rastet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.