Blici rrugor per 1 ore 488 gjoba ne gjithe vendin

Blici rrugor per 1 ore 488 gjoba ne gjithe vendin

56
SHPËRNDAJE

Policia vijon aksionin “Blici Rrugor”, i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane, ndërsa brenda 1 ore ka vendosur 488 gjoba në total. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Operacioni nisi në orën 14:00 dhe zgjati deri në orën 15:00 të ditës së sotme, ndërsa u angazhuan rreth 680 punonjës Policie në total. Gjithashtu u ngritën dhe funksionuan 154 pika kontrolli në të gjithë vendin.
 

Prej orës 14:00 deri në orën 15:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën në total 488 gjoba, ku konkretisht:
189 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
145 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
164 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.