Blici rrugor ne Fier 101 gjoba dhe 4 te arrestuar

Blici rrugor ne Fier 101 gjoba dhe 4 te arrestuar

817
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje!
Vijon zbatimi i planit të masave të operacionit të koduar “Blici rrugor”.
Arrestohen 3 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Vendosen 101 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në kuadër të planit të masave të Operacionit të Koduar “Blici rrugor”, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1.Shyqyri Hazizi, 54 vjeç, banues në Lagjen 3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 322 ER, në gjendje të dehur.
2.Armando Behari, 19 vjeç, banues në Lagjen e Re, Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi.
3.Fefri Toshkallari, 50 vjeç, banues në Allkaj, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Lincon” pa leje drejtimi.
4.Durim Dokrri, 42 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Bashan” pa leje drejtimi.
Gjithashtu, në lidhje me masat për ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, janë vendosur 101 masa administrative.
Edhe në ditët në vijim Efektivët e Policisë Rrugore të Qarkut Fier do vijojnë punën për ndëshkimin e çdo shkelje të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.