Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

27
SHPËRNDAJE

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit 

Në ditën e Fitër Bajramit është një ditë feste, ku tavolinat mbushen plot e ku ka disa ushqime tradicionalë që shoqërojnë këtë festë ndër vite. Kështu, ndër shumë besimtarë myslimanë ka mbetur si traditë që në ditën e bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite. Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman. Për shumë besimtarë, ëmbëlsira e parë pas mëngjesit në ditën e Fitër Bajramit është bakllavaja, por edhe revania është një ndër ëmbëlsirat që përgatiten për këtë festë. Tatlia është po ashtu një ëmbëlsirë tjetër, që është mirë të provohet.  Kadaifi është po ashtu një ndër gatimet që është bërë pjesë e kësaj dite etj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.