Besimtarët myslimanë Fierak festojne Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë Fierak festojne Kurban Bajramin

148
SHPËRNDAJE

Besimtarët myslimanë Fierake kane festuar Kurban Bajramin .Që në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë kanë falur Namazin ne xhamine e qytetit, ndersa kreret myslimane te myftinise kane percjelle urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal ne oren 07 00 minuta Ceremonise se faljes i parapriu me fjalen e tij myftiu i Fierit Karafil Mane. 

 Myftiu i Fierit Karafil Mane duke uruar apelon që besimtarët myslimanë të bëjnë sot kurban vetëm në emër të Allahut.

E gjithë kjo ditë eshte e mbushur me aktivitete për besimtarët myslimanë të cilët pas faljes së namazit të Kurban Bajramit nisin vizitat tek njëri-tjetri.  

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Gezuar Bajramin te gjithe besimtareve musliman ne Fier dhe kudo anembane Botes ku ata jetojne. Ne kete urim bashkohet edhe NeoAlb duke uruar Gezuar  Kurban Bajramin per me teper Paqe e Begati ne mbare njerezit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.