Berisha denoncon mbjelljen e kanabisit ne Tepelene

Berisha denoncon mbjelljen e kanabisit ne Tepelene

231
SHPËRNDAJE

Me nje video që ka sjellë ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sipas tij mbjelljen e kanabisit në Tepelenë. Berisha shkruan: “Kanabis Kaba në Tepelenë, kryeqytetin e Kanabistanit”, dhe publikon një video ku një person mes disa bimëve që duken si kanabis, luan një pjesë të ngjashme me atë të personazhit Halit Berati në filmin “Gjeneral Gramafoni”. Personazhi mundohet t’a qajë pjesën që luan, njësoj sic ‘qante’ kabaja e Halit Beratit në filmin e famshëm shqiptar.
Personazhi teksa luan pjesën me kaba, duket sikur iu gëzohet gjetheve të gjelbërta që ka rreth e rrotull, ndërsa sipas Berishës, kjo video është realizuar në Tepelenë.
Ish-kryeministri Berisha sjell shpesh herë foto dhe dhe madje dhe fotomontazhe që sipas tij janë pasqyra e mbjelljes së kanabisit në Shqipëri.

Ndërsa nga autoritetet zyrtare të Policisë shpesh janë konfirmuar se pamjet që ai servir për audiencën e tij në Facebook, janë zakonisht ose imazhe të vjetra, ose nga vende matanë Oqeanit.

/videos/639874049506839/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.