“Befasia”, kapet mbi 1 ton drogë, 6 në pranga 

“Befasia”, kapet mbi 1 ton drogë, 6 në pranga 

244
SHPËRNDAJE

SPolicia e Tiranës ka ndërmarrë dy operacione anti-drogë mbrëmjen e kaluar, duke arrestuar 6 persona dhe shpallur në kërkim 3 të tjera. Ka qenë drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu që ka dhënë detaje për operacionet, ku është kapur mbi një ton drogë.

Në sajë të operacioneve “Befasia” dhe “Papafingo”, janë sekuestruar 1 ton e 290.9 kg drogë, një armë zjarri, automjete e celularë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë punës së pandërprerë, për goditjen e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra kohët e fundit, në 24 orët e fundit ka zhvilluar dhe finalizuar 2 operacione antidrogë, të koduara “Befasia” dhe “Papafingo”.

Si rezultat i këtyre operacioneve është sekuestruar një sasie e madhe lënde narkotike, konkretisht 1 ton e 291 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1armë zjarri, 2 automjete dhe 6 telefona celularë.
policia per drogen
Gjithashtu në të 2 operacionet janë arrestuar në flagrancë 6 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Më konkretisht:

Gjatë operacionit “Befasia” të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Fatjon Mesi, 31 vjeç, banues në Nikël -Çerek;

• Ilir Ferati, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës

• Izmir Muja, 32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me parë.

• Sajmir Grosha, 33 vjeç, banues në Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më parë.

Është shpallur në kërkim shtetasi: A.Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Personat e lartpërmendur u kapën në flagrancë në orët e mbrëmjes në rrugën “Unaza e re, Lidhja e Prizrenit” në këto rrethana:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacion në rrugë operative në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, për një grup që kryente veprimtari kriminale në këtë fushë, ku dyshohej se shtetasit Fatjon Mesi, Ilir Ferati, Izmir Muja, Sajmir Grosha si dhe një shtetas tjetër me inicialet A. Ç, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojitCannabis Sattiva në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamzës, Paskuqanit, Babrrusë, etj.
Mbi bazën e këtyre informacioneve të marra në rrugë operative është organizuar shërbimi me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve ku rreth orës 21:30 është bërë ndërhyrja.
Automjeti me të cilin lëviznin personat e dyshuar me targa TR 0244 S, i është bërë shenjë për të ndaluar nga shërbimet e policisë me xhupa me mbishkrimin “POLICIA” dhe duke e paralajmëruar “Ndal Policia”, por automjeti nuk ka ndaluar dhe pasi ka parë automjetin e policisë ka vazhduar me shpejtësi për t’ju shmangur shërbimeve të Policisë.
Gjatë kësaj kohe shtetasi i identifikuar si A.Ç. është larguar me vrap duke dalë nga mjeti, ndërsa drejtuesi ka vazhduar dhe në shpejtësi e sipër për t’i shpëtuar shërbimeve të policisë, ka devijuar rrugën kryesore, duke hipur në trotuar ku dhe është përplasur me një shtyllë.
Në atë moment është neutralizuar dhe prangosur shtetasi Fatjon Mesi. Në bagazhin e automjetit dhe në sediljen e pasme janë gjetur gjithësej 8 thasë të mbushur me bimë të tharë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Policia ka neutralizuar edhe 3 personat e tjerë të cilët qëndronin në kryqëzimin e Paskuqanit duke ruajtur lëvizjen e automjetit tip “Wolksvagen Polo”.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe 4 telefona celularë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, në ngarkim të shtetasve Fatjon Mesi, Ilir Ferati, Izmir Muja dhe Sajmir Grosha, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. Ç., për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve të kryer në bashkëpunim”.
Në operacionin e dytë të koduar “Papafingo” u arrestuan shtetasit:

• Hasan Sula, 50 vjeç, banues në Rinas;

• Merita Sula, 45 vjeçe, bashkëshortja;
Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:

– K. S, 26 vjeç, banues në Rinas;

– S. S., 25 vjeç, banues në Rinas.
Arrestimi i çiftit Sula si dhe shpallja në kërkim e dy djemve të tyre u bë pasi,

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative të dokumentuara në operacionin e parë “Befasia”, se një sasi lënde narkotike e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua nga Policia ka rezultuar të jetë marrë nga shtetasi Hasan Sula, me banim në Rinas.
Pas ushtrimit të kontrollit të banesës ka rezultuar se kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:

• 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.

• 1 pushkë model 56

• 25 fishekë

• 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).
Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve Hasan Sula, Merita Sula, K.S. dhe S.S., për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve të kryer në bashkepunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthye

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.