‘Bashkim Shqipëri-Kosovë’, Rusia i përgjigjet Ramës e Thaçit

‘Bashkim Shqipëri-Kosovë’, Rusia i përgjigjet Ramës e Thaçit

35
SHPËRNDAJE

Rusia ka reaguar në lidhje me deklarata e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për një bashkim mes dy vendeve.Me anë të një deklarate për median, Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se, pas këtyre “deklaratave hipokrite që bëhen gjoja nën ombrellën e Natos mund të stabilizohet rajoni dhe rritet në mënyrë dramatike mundësia për një konflikt mes shteteve”.

“Me shqetësim të madh kemi dëgjuar një seri deklaratash të politikanëve të ndryshëm shqiptarë, në lidhje me rishikimin e kufijve të Ballkanit. Ne vërejmë se, me pretekstin e akuzave të ngritura ndaj Rusisë, në lidhje me tentativën për të destabilizuar Europën Juglindore, do të zbatohet projekti i “Shqipërisë së Madhe”, me mbështetjen e Shqipërisë, për ti dhënë Tiranës të drejtën për të mbrojtur interesat e shqiptarëve jashtë vendit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

“Pas këtij diskursi hipokrit për stabilizimin e rajonit nën ‘ombrellën’ e NATO-s verifikohet një ngadalësim i stabilitetit, ridizenjohen kufijtë e Ballkanit, rritet në mënyrë dramatike shkalla e konfliktit të mundshëm.Pikërisht në këtë këndvështrim do të merren parasysh deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ‘presidentit’ të Kosovës së vetëshpallur e pavarur, Thaçi, me vullnetin për të bashkuar në një shtet të vetëm Shqipërinë e Madhe”, vijon deklarata.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.