Bashkim Fino lë mandatin, kush eshte emri nga Fieri që e...

Bashkim Fino lë mandatin, kush eshte emri nga Fieri që e zvendeson

893
SHPËRNDAJE

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Bashkim Fino pritet të jetë njëri prej kandidatëve për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Zyrtarizimi i kandidataturës së tij është thjesht çështje kohe pasi vet Fino ka shprehur kandidimin per kreun e FSHF

Kjo lëvizje e re, pritet të pasohet me lënien e mandatit në qarkun e Fierit. Karrigen e lënë bosh nga Fino pritet ta marrë një kandidate femër, sipas listës emërore të kandidatëve.

Ajo është Gentiana Cakrani e cila renditet e 11-a në listën emërore.Aktualisht Cakrani mban postin e Kryetares së PS-së për Fierin dhe N/K Bashkise Fier .

Gentiana Cakrani ka lindur në Fier më 3 Qershor 1985. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në Vlorë. Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.