Bashkia dhe EKB nuk luajn nga qendrimet e tyre per  75 apartamentet

Bashkia dhe EKB nuk luajn nga qendrimet e tyre per  75 apartamentet

366
SHPËRNDAJE

Vijon te mbetet problem i pazgjidhur ndarja e 75 apartamenteve per te pastrehet ne Fier.Dhjetra familje ne Fier presin  te marre zgjidhje vendimi per ndarjen e 75 apartamenteve . Enti Kombetar i Banesave por as bashkia Fier kane mbetur ne pozicionet e tyre duke mos vepruar as njera as tjetra per te kryer procedurat e ndarjes se apartamenteve.

Procedurat per kete qellim po vonojne pertej kufijve ligjore duke shmangur pergjegjesite nga Bashkia e cila ka rrezuar vendimin e Keshillit te Ministrave dhe nxjerr nje vendim te keshillit bashkise Fier te 14 Prillit te 2016 ku i kalon kopetencat Entit Kombetar Te Banesave per ndarjen e apartamenteve. Mosmarrveshjet mes bashkise dhe entit banesave kane lene te pazgjidhur ndarjen e banesave nen kosto

Nga bashkia shkarkimi i pergjegjesise per ndarjen e banesave eshte për të shmangur përplasjet e grupeve brenda këshillit apo një tjetër precendenti i ndodhur si dy vjet më parë ku prokuroria nisi hetimin per ndarjen e 96 apartamenteve nga keshilli i meparshem.

Nderkohe Enti i Banesave duke parë situatën e krijuar nga ky vendim i ka kërkuar ndihmë Drejtorisë së përgjithshme të EKB si dhe bordit të tij drejtues pasi ky është një precedent i ndodhur vetëm në Fier.

Ne 20 Maj te ketij viti Ministrja Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka inaguruar perfundimin e ketyre dy pallateve me 75 apartamenteve duke dhene edhe mesazhin per shperndarjen e tyre per te pastrehet. Prej Majit dhe deri me sot asgje nuk ka ndryshuar ndersa procedurat per ndarjen e tyre sipas kritereve qe percakton ligji kane ngecur duke gjetur si baze ligjore vetem vendimin e KB Fier.

  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.