Banoret denoncojne :Zharreza e ndotur, nuk po ndalet !

Banoret denoncojne :Zharreza e ndotur, nuk po ndalet !

112
SHPËRNDAJE

Banoret e Zharrezez vijojn te evidentojne dhe denoncojne cdo dite ndotjen nga aktiviteti i kompanive  nafte-nxjerrese .Në dy gropat ekologjike në Zharrëz të Rrethit të Fierit rezulton të jenë depozituar një sasi e madhe mbetjesh historike të rrezikshme të naftës. 

Mësohet se aty ndodhen rreth 31 mijë tonë mbetjesh të hidrokarbureve, të cilat përbëjnë një shqetësim real për mjedisin dhe shëndetin e komunitetit të zonës. Mbetje të rrezikshme të naftës janë depozituar edhe në ujëmbledhësin artificial të Koilaçit në Rrethin e Mallakastrës.


Pasojat………………..

Si pasojë e ndotjes së tokës bujqësore nga lëndët e hidrokarbureve, ajo tashmë është jashtë funksionit të saj. Ndërkohë edhe ujërat rrjedhëse të lumit Gjanica janë thuajse pa elemente të jetës dhe ndotin edhe ujërat e lumit Seman pas derdhjes në të. Nga studimet e kryera më parë prej DSHP-së Fier janë vërejtur një nivel më i lartë i personave të sëmurë nga karboni në gjak në zonat naftëmbajtëse, krahasuar me zona të tjera të paprekura nga ndotja e hidrokarbureve.
Në Rrethin e Fierit, zona më të ndotura janë ato të Zharrëzës dhe Marinzës

Ndotja nuk ndodh vetem ne siperfaqen e tokes se kesaj zone por edhe ne ajer. Zona ku clirohen gazra eshte nje zone kukomuniteti jeton me vdekjen dhe askush nuke ndal

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.