Ballshi, qyteti qe zgjohet cdo dite i mbuluar nga mjegull tymi dhe...

Ballshi, qyteti qe zgjohet cdo dite i mbuluar nga mjegull tymi dhe ndotje.

562
SHPËRNDAJE

Ndotja në zonën e Ballshit në rrethin e Fierit, kërcënon çdo ditë e më tepër jetën e banorëve,  Nga Qafa e Visokës, shihet edhe tymi që del prej oxhakëve të Kombinatit të Përpunimit të Naftës ne Ballsh .Cdo  mengjes, lugina e lumit të Gjanicës, ku shtrihet gjiganti i përpunimit të naftës, zgjohet nën mjegullën e oksideve dhe lëndëve kimike.

Qyteti i Ballshit, është një nga zonat më të ndotura mjedisore prej industrisë së naftës. Drejtuesit vendorë thonë se sektori i naftës ka shkaktuar mjaft probleme për shëndetin e banorëve që kanë punuar në këtë industri.

Edhe vetë banorët ankohen për nivelin e lartë të ndotjes nga uzina e përpunimit të naftës.E megjithate , vetem heshtje nga qeverite qe kane ardhur dhe kane ikur ne 27 vite te demokracise.Ndërtimi i superstradës që lidh Fierin me Gjirokastrën e ka anashkaluar këtë zonë, duke mbyllur mjaft biznese dhe duke rritur varfërinë tek mallakastriotet .Ne takimin e fundit ne Fier kryeministri Edi Rama premtoi se do investoi per Ballshin dhe mallakastriotet projektin e rilindjes urbane te qendres por kjo mbetet per tu provuar sikurse premtimi per rehabilitim te kombinatit me teknologji bashkohore dhe reduktimin e ndotjes ne ajer dhe ne lumin Gjanice

Në Ballsh jetojnë rreth 20 mijë banorë, ndërsa problemi i ndotjes është evidentuar prej tyre kohë më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.