Autorët u shkëmbyen me policinë, ndersa grabiten 3,2 mln $

Autorët u shkëmbyen me policinë, ndersa grabiten 3,2 mln $

43
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me grabitjen e parave më datë 9 shkurt në rrugën e Rinasit.
Grupi hetimor tashmë ka dijeni se me çfarë makine u arratisën grabitësit pasi dogjën dy fuoristradat.
Automjeti i përdorur nga autorët ishte një Volkswagen Golf, shkruan Vizion Plus.
Pas marrjes së shumës monetare, grabitësit, u ndeshën madje edhe me patrullën e policisë, e cila qëndronte e stacionuar në rrethrrotullimin e Qafë Kasharit. Makina me para kishte marrë drejtimin e Vorës, duke dalë në autrostadën kryesore Tiranë-Durrës.
Prokuroret kanë identifikuar edhe targën e automjetit, por nuk e bëjnë të ditur atë për shkak të hetimeve. Këto të dhëna janë pohuar edhe nga 5 punonjësit e policisë private të cilët ishin në shërbim në momentin e transportit të parave drejt aeroportit të Rinasit e qe kishin si destinacion Austrinë.
Grabitësit u larguan ne drejtim të urës së Sharkës, ku braktisen makinat dhe i vunë flakën. Me pas ata u larguan me makinën e trete te tipit Golf. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.