Atentati në Mbrostar, arrestimet dhe historia e hakmarrjeve

Atentati në Mbrostar, arrestimet dhe historia e hakmarrjeve

178
SHPËRNDAJE

Ngjarja e ndodhur në Mbrostar në janar të vitit 2016, ka rikthyer në vëmendje hakmarrjen midis dy fiseve Binjaku dhe Kastrati në Fier. 

Arkivat hetimore tregojnë se nisja e konfliktit daton në vitin 1994 kur ndodhi vrasja e një pjesëtari të Kastratëve. Atëkohë dyshimet ranë mbi Binjakët, por ngjarja nuk u zbardh. Më vonë në vitin 2000 një tjetër pjesëtar i Kastratëve u vra.

I dyshuar ishte dikush nga ky fis thotë policia, por edhe kjo ngjarje u arkivua e pazbardhur. Atentati në Mbrostar i realizuar nga grupi prej pesë personash, për hetuesit duket se ka për motiv këtë sfond kriminal. Aty u vra Denis Kasaj dhe u plagosën Klement Kastrati, i cili ishte objektivi dhe Elton Margariti.

Mbrëmjen e së mërkurës për ngjarjen u vendos në pranga Ylli Nazëraj. Policia e Fierit publikoi momentet e shoqërimit të tij në komisariat si dhe shpalljen në kërkim të Ermal Binjakut si autor të vrasjes.

Në atë kohë, u tha se Binjaku kishte marrë informacion se ndaj tij do të kryehej një atentat nga fisi Kastrati, dhe për këtë arsye me ndihmën e arrestuave Ylli Nazërajt, Ilir Memushajt dhe Florian Bushi, ai përgatiti përgatiti atentatin e Mbrostarit. Në atë kohë 33-vjeçari Bushi mbante detyrën e agjentit të SHISH deri në 21 janar 2016, ditë kur u prangos.

Duke faktuar rolet e të gjithë personave të arrestuar, Prokuroria sqaronte se Florian Bushi siguronte informacion për lëvizjen e Klement Kastratit objektiv i sulmit, por që vetëm u plagos në 8 janar.

Këto informacione i kalonin nëpërmjet telefonit Ilir Memushajt, i cili ia dërgonte më pas Ermal Binjakut. Ndërsa roli i Ylli Nezeraj është se ka ndihmuar Ermal Binjakut dhe Ilir Memushajn.

Makina e Memushajt ka qëndruar 3 ditë e parkuar në biznesin e Nezërajt. Ndërsa natën e ngjarjes nga këqyrja e qelizave të teleonit të tij, ka rezultuar që ai të ketë qënë vetëm pak metra larg vendin ku mbeti i vdekur Kasa, dhe u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

Pas ngjarjes, Ermal Binjaku u shpall në kërkim, dhe arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate. Ai po tentonte të kalonte në pikën e kalimit të Kakavijës me identitet të rremë.

Shpallja në kërkim e Ermali Binjakut për vrasjen e Mbrostarit, ka rikthyer në vëmendje hakmarrjen midis dy fiseve Binjaku dhe Kastrati në Fier.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.