Atentat me 2 të vdekur në Lushnje

Atentat me 2 të vdekur në Lushnje

69
SHPËRNDAJE

Atentat me armë zjarri në qendër të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë.

Nga burime policore mësohet se i plagosur Xhulio Sh. është nipi i Aldo Bares, ish­ kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë.

Ndërkohë, viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Imformacion i policise

Informacion paraprak
Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.
Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.
Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë.
Si dhe ka marrë demtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.
Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, po digjet një mjet.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre armë zjarri automatike.
Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.
Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.