Asgjesohen 47 mije rrenje hashash,4 ne pranga 

Asgjesohen 47 mije rrenje hashash,4 ne pranga 

212
SHPËRNDAJE

Vijojnë aksionet antikanabis në disa rrethe të vendit. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Ura e Poçemit’, policia asgjësoi përgjatë shtratit të lumit Vjosë 40.000 rrënjë kanabis. Ndërkohë, në pranga ranë 4 persona, si autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Të arrestuarit:

1- Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.

2- Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.

3- Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

4- Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku mbi bazën e të cilit janë asgjësuar rrënjët e drogës. Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.
Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (toka dhe ajri), ku bënin pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH. Ndërkohë, vijon puna për asgjësimin e bimëve të tjera narkotike dhe për kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në veprën penale kundër “Kultivimit të bimëve narkotike”. Po sot, në Mat u asgjësuan 2.324 bimë kanabis.
Mësohet se droga u gjet në vendin e quajtur “Përroi i Linosit”, sipër fshatit Gurë i Bardhë, të rrethit Mat. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në një pjesë pylli të shpyllëzuar, të hapur rishtas për kultivim, janë konstatuar 5 parcela të kultivuara me bimë të dyshuara narkotike. Ndërkohë, bimët varionin nga 1.30 deri në 2 metra të larta. Gjatë kontrollit të territorit përreth janë konstatuar dhe 3 vend qëndrime, të mbuluara me plastmase, ku në njërin prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 56 fishekë model 56, si dhe 3 krehëra automatiku. Ndërkaq, po punohet për identifikimin e kultivuesve të drogës.
Po ashtu, një tjetër aksion është zhvilluar edhe në Krujë, ku u asgjësuan 5 500 bimë kanabis. Droga u gjet në vendin “Kodra e Krojit” dhe “Kodra e Buranit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Pylli i bizes” dhe “Perroi i Bizes”, Ishem, u gjetën rreth 1 000 bimë narkotike. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durrës për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.