Asgjesohen 376 Kg hashash fshehur ne nje tunel

Asgjesohen 376 Kg hashash fshehur ne nje tunel

45
SHPËRNDAJE

KORÇË
Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambjenteve të ndryshme, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes, dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 376 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva në gjendje të mykur, në një tunel në malin e Shipckës-Voskopojë.


Në vijim të kontrolleve të territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Korçë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike, më datë 28.06.2017, në Malin e Shipckës, në një tunel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë gjetur një sasi prej 376 Kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa në gjendje të mykur.


Prej kësaj sasie, 10 Kg është marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. 
Nga ana e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autor/ve.


Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.