Artan Hoxha:Ministrat e Bashes do shkarkojnë këdo që e “luan bishtin”

Artan Hoxha:Ministrat e Bashes do shkarkojnë këdo që e “luan bishtin”

49
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisioni “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, analisti Artan Hoxha, i njohur për qëndrimet e tij shumë pranë kryedemokratit Basha, është shprehur se ministrat teknik nuk mund të bëjnë asnjë gjë për një muaj që kanë kompetencë të jenë në krye të këtyre institucioneve sa përket politikave apo projektligjeve që mund ti paraqesin qeverise.

Artan Hoxha

Ministrat teknik sipas Hoxhës kanë në dorë të shkarkojnë çdo njeri nga administrata i cili do bëj shkelje për të marrë pjesë në fushatë.

“Ata do shkarkojnë në vend ata që do luajnë bishtin dhe do përdorin në vend mjetet e shtetit, orët e punës së shtetit dhe influencat e shtetit për fushatë. Ata këtë punë e kanë, do të jenë gardianët e etikës zgjedhore”, – është shprehur Hoxha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.