Arrestohet politikani italian dhe shqiptari,drogë në makinë

Arrestohet politikani italian dhe shqiptari,drogë në makinë

63
SHPËRNDAJE

Maurizio Agositini, 51 vjeç, Këshilltari bashkiak i Partisë Lidhja e Veriut, në komunën Mattarello në provincën e Trentos, është arrestuar nga policia italiane së bashku me mikun e tij shqiptar Stefan Dushku, 38 vjeç.


Në makinën me të cilën ata po udhëtonin e tipit Hyundai Atos, janë gjetur 300 gramë kokainë e pastër, në 3 pako dhe me një vlerë në treg prej 60-70 mijë euro, raportojnë sot mediat lokale.
Arrestimi i tyre u bë pasë një kontrolli të policisë rrugore në autostradën A22 Trento Jug.
Shqiptari Stefan Dushku rezulton pa një adresë banimi në Itali, por i pajisur me leje qëndrimi të përkohshme.
Menjëherë pas lajmit të arrestimit të këshilltarit të Lidhjes së Veriut, sekretari i kësaj force politike për rajonin e Trentos, Maurizio Fugatti me një deklaratë zyrtare, tha se Maurizio Agostini përjashtohet nga radhët e partisë Lidhja e Veriut.
“Kush përfshihet në akte të tilla nuk ka lidhje me frymën e principet e Lidhjes së Veriut, e cila çdo ditë me aksione politike lufton kundër krimit, konsumit të drogës e trafikimit të saj”, përfundon kjo deklaratë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.