Arrestohet pasi mori ryshfet, inxhinieri i kontrollit teknik

 Arrestohet pasi mori ryshfet, inxhinieri i kontrollit teknik

880
SHPËRNDAJE

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, filloi procedimi penal dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje për shtetasin:
-M.B, 65 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, me detyrë inxhiner i Pikës Kontrollit të Automjeteve Lushnje.
Procedimi për këtë shtetas filloi pasi në bazë të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ky shtetas gjatë kontrollit fizik për gjëndjen teknike të një mjeti, ka marë në formë ryshfeti një shumë prej 4900 lekë, me qëllim që kontrolli të bëhej fiktiv.  
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.