Arrestohet nënkomisari i Fierit si pergjegjes per 2,5 ton droge e trafikuar...

Arrestohet nënkomisari i Fierit si pergjegjes per 2,5 ton droge e trafikuar ne Itali

54
SHPËRNDAJE

Një zyrtar policie është arrestuar sot nga policia pas një hetimi disa mujor nga prokuroria për trafikun e 2.5 ton drogë në Ankona, Itali.

Një operacion i Prokurorisë për Krime të Rënda përfundoi me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë policie, i cili konsiderohet në rolin e organizatorit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017.
Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Në bazë të informacionit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin. Bazuar në veprimet proceduriale, deri më tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.