Arrestohet ne Kakavij Fieraku i kerkuar per nje vrasje

Arrestohet ne Kakavij Fieraku i kerkuar per nje vrasje

814
SHPËRNDAJE

Kakavije.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Në 24.10.2017 , ora 00:47 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi Ermal Binjaku, 28 vjeç, banues në Fier.
Shtetasi i mësipërm deklaroi gjeneralitete të tjera (F.B).

Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ‘’TIMS’’, ky shtetas ( Ermal Binjaku) rezultoi se është person në kërkim, pasi:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me shkres nr.444 datë 18.01.2016 ka dërguar urdhrin e ndalimit të datës 18.01.2016, si dhe ndryshim e veprës penale nga “Sigurimi kushteve për vrasje” në veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” , parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.