Arrestohet ne Holande,vrasesi i bariut ne Fier.

Arrestohet ne Holande,vrasesi i bariut ne Fier.

468
SHPËRNDAJE

Një ndër kriminelët shqiptarë më të kërkuar nga Interpoli për vrasjen e një bariu në Fier është arrestuar nga policia holandeze.
Ky i fundit është kapur nga policia teksa udhëtonte me një makinë të marrë me qira, pas dyshimeve të autoriteteve holandeze për dokumentet e tij.

Policia zbuloi që ai përdorte një identitet fals grek, dhe pas hetimeve zbuloi që në të vërtetë ishte krimineli shqiptar 41-vjeçari Hektor Mahmutaj, i renditur në listën e emrave më të kërkuar të Interpolit.

Mahmutaj u dënua në mungesë në tetor të vitit 2000 me 25 vjet burg për vrasjen e bariut 28-vjeçar Gentian Jahaj në fshatin Bejar, kur ky i fundit nuk i kishte hequr bagëtitë e tij nga rruga.

A i arriti të arratisej në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku u dënua me dy vjet e gjysmë burg në vitin 2007, kur policia gjeti një pushkë të palicensuar në posedim të tij.

Ndërsa ishte në burg, ai u informua se kërkesa për ekstradim e Shqipërisë ishte refuzuar me arsyetimin se dërgimi i tij në vendlindje do të shkelte të drejtat e tij.

Në mënyrë që Muhmataj të vuajë dënimin në Shqipëri, autoritetet shqiptare duhet të bëjnë kërkesë ekstradimi Holandës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.