Arrestohet me 45 kg tritol e një arsenal armësh

 Arrestohet me 45 kg tritol e një arsenal armësh

44
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme tritoli është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga është vendosur një 38-vjeçar nga Tepelena. Burime nga policia thanë se kanë përfunduar me sukses operacionin “Fuqia”, ku kanë bërë arrestimin e Ylli Done, 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë)
Arrestimi i këtij shtetasi u bë në afërsi të Qendrës Tregtare “Casa Italia”. Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan: 45 kg tritol, (309 kallëpe), 5 copë eksploziv plastik, 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini, 10 granata mbrojtëse, 720 copë fishekë model 56, 10 ndezësa unifikues granatash, 1 qese transparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale, një kovë plastike dhe dy çanta dy qese të zeza dhe polipoleni të bardhë dhe Një telefon celularë i markës “Nokia”.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.