Arrestohet Inspektori i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh dhe Kryetari i fshatit...

Arrestohet Inspektori i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh dhe Kryetari i fshatit Drenovë

651
SHPËRNDAJE

Mallakastër!
Arrestohen në flagrancë Inspektori i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh dhe Kryetari i fshatit Drenovë.
Në bazë të Plan-Veprimit për parandalimin e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë Mallakaster, në vendin e quajtur “Bregu i Gushës” në një parcelë në pyll, nga shërbimet e policisë u gjetën të kultivuara 80 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva .


Nga veprimet hetimore u identifikua autori i kultivimit dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Meçan Mustaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh.


Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i kryetarit të fshatit Drenovë, shtetasit:
-Niko Nure, 41 vjeç, banues në fshatin Drenovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Meçan Mustaj dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Niko Nure.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.