Arrestohet i shpalluri në kërkim për vjedhjen e një amerikani

Arrestohet i shpalluri në kërkim për vjedhjen e një amerikani

381
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese të një shtetasi amerikan në 2015-ën !
Arrestohet në flagrancë shtetasi:

1. Ledjon Hamiti, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni për Hetimin e Krimit, ka bërë të mundur arrestimin e këtij personi i cili ka qenë shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese në pronësi të një shtetasi amerikan (2015), ngjarje për të cilën është arrestuar bashkëpunëtori i tij shtetasi A.M.


Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas tjetër bashkëpunëtorë, të quajtur:

2. Florjan Janku, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u krye për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në lagjen “Lirimi” në pronësi të shtetasit Gj.Y (i cili jeton në Greqi), nën ruajtjen e shtetasit Florjan Janku, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një bazë të gjerë materialesh dhe mjete të posacme nën posedimin e Ledion Hamitit, të cilat dyshohet se përdoreshin nga nga të dy shtetasit e mësipërm për të realizuar vjedhjet e banesave.
Ndër materialet e sekuestruara, janë:

– 2 granata difensive

– 2 ndezës granatash

– 38 fishekë të kalibrit 7.62 mm

– 1 silenciator pistolete

– 1 qese e vogël me lëndë eksplozive

– 2 pinca të mëdha prej hekuri për prerjen e metaleve

– 2 litarë, njëri prejt tyre i përbëre me nyje dhe ganxhë prej hekuri për vjedhjen e banesave me kate

– 1 pajisje metalike për hapjen e dyerve

– levë, kaçavida, doreza, çanta etj.
Ledjon Hamiti është person me precedent penal të mëparshëm pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se është dënuar disa herë në fushën e vjedhjeve.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas mund të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.