Arrestohet i riu nga Patosi pasi u kap me 22 doza lëndë...

Arrestohet i riu nga Patosi pasi u kap me 22 doza lëndë narkotike 

124
SHPËRNDAJE

Fier!
Kapet me 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sattiva, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Specialsitët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Tauland Sinaj, 24 vjeç, banues në lagjen “Naftëtari” Patos. (I dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “5 Shkurti” Ballsh, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.