Arrestohet Fieraku/ 530 milionë dollarë vjedhje

Arrestohet Fieraku/ 530 milionë dollarë vjedhje

559
SHPËRNDAJE

Kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale në fushën e krimeve kibernetike “Infraud”.

Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme u arrestua Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier ,njofton Policia.

Ndaj Aldo Ymerajt, ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale  që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.