Arrestohet autori i vrasjes se teknologut te naftes ne Ballsh

Arrestohet autori i vrasjes se teknologut te naftes ne Ballsh

2738
SHPËRNDAJE

Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P Fier dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Kalenjë, Mallakastër ku në datën 29.11.2016 në pyllin e këtij fshati u gjend nga një bari kufoma e shtetasit Shefo Duraj
Shtetasi Shefo .Duraj, 57 vjeç, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që në datën 14.11.2016.
Pas një punë operative dhe hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me dokumentimin e kësaj ngjarjen, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shkunjëza”.
Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë i mundur ndalimi i shtetasit:
-Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier në datën 09.10.2017 ka nxjerë urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje me dashje” pasi shtetasi Feti Yzeiraj është autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Sh.D.
Në cilësinë e provës materiale, autorit të dyshuar i është gjetur celulari i viktimës.
Vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.


Teknologu Shefo Duraj  u denoncua i zhdukur prej datës 14 nëntor, por u gjet pas 15 ditësh në brendësi të pyllit të fshatit Kalenjë, ku ishte banor.
  Ja si u zbulua vrasësi

Fakti penal i referohet ngjarjes së datës 29 nëntor 2016, në orët e mbasditës, në vendin e quajtur “Bregu i Shkunjezës”, që të çon për në fshatin Kalenjë, Mallakastër, u gjet i djegur kufoma e shtetasit Shefo Duraj, me banim në fshatin Kalenjë, për të cilin familjarët e tij me date 15 nëntor 2016 kanë bërë kallezim në Komisariatin e Policisë Mallakastër, për humbjen e këtij shtetasi. Kufoma u konstatua se ishte i djegur
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor date 30.11.2016, ka rezultuar se në trupin e viktimës së shtetasit Shefo Duraj vërehen:. Thyerja e vërejtur në kokë në regjionin parietal të majtë është shkaktuar me mjetëprerëse-çarës, thyerja e brinjëve janë shkaktuar me mjete të fortë jo të mprehtë. Djegia e lekurës është shkaktuar nga veprimi i temperaturave të larta mbi trup (siç mund të jetë flaka).
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund te jete vrare per motive hasmerie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrare rreth viteve 1968 nje bashkefshatarin e tij qe quhej My. G., dhe se djali i My. G., i cili quhet Mu. G., ka dijeni per vrasjen e shtetasit Shefo Duraj. Per kete, jane kryer kontroll ne banesen e shtetasit M. G,, ne te cilen u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Ne kontrollin e baneses u gjeten dy sepata te vogla, nje sepate e madhe, nje kosare, nje bel si dhe dy bidona plastik 1.5 l, njëra e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj me lende te dyshimte djegese, te cilat u sekuestruan me cilesine e proves materiale per ekspertime te metejshme.
Ne deklarimin qe i eshte marre familjareve te viktimes dhe konkretisht gruas se tij Shyqyrije Duraj, kjo e fundit ka treguar se burri i saj Shefo Duraj punonte ne Uzinen e Perpunimit te Naftes ne Ballsh ne sektorin e transportit. Me date 13 nëntor 2016, Shefoja ka qene me sherbim turni i trete naten, te cilen e merrte ne oren 23:00 dhe e linte ne oren 07:00 te mëngjesit te dites se neserme.
Sipas saj, Shefoja ka dale nga shtepia rreth ores 21:30 duke i thene asaj se te nesermen pasi te linte punen do te shkonte ne fshatin Gjerbez per ngushellim te shtetasi N. B. Te nesermen e dates 14 nëntor 2016, Shyqyrija nuk pati mundesi qe te komunikonte ne telefon me Shefon, pasi nuk kishte lek ne telefon dhe duke qene se pas ngushellimit ku do shkonte ishte po ate dite turni i trete naten, mendoi se Shefoja mund te flinte tek e motra e tij ne qytetin e Ballshit.
Sipas saj, vajza i kishte bere telefonate rreth ores 08:30 te dates 14.11.2016 dhe kishte konstatuar se ishte i fikur. Duke qene se edhe me date 14.11.2016 Shefoja nuk erdhi ne banese, atëhere ata e kane kerkuar dhe kane bere kallezim ne Komisariatin e Policise Mallakaster per humbjen e tij.
Ne lidhje me kete ngjarje, ajo ka thene se Shefoja nuk ka pasur konflikte , por dyshonte se njehere ne muajin Gusht apo Shtator te ketij viti ka ardhur nje nipi i M. G. nga Berati dhe kishte pyetur Shefon se ku kalohej per ne Aranitas dhe Shefoja ia kishte treguar rrugen. Kete dyshim Shyqyrija e kishte, pasi para viteve 1990 babai i Shefos që quhej Llane ka vrarë me thikë babanë e shtetasit M. G.
Viktima Shefo Duraj ne momentin e vrasjes dispononte dy aparate telefonike celulare, njeri prej te cileve u gjet ne vendin e ngjarjes kurse aparati tjeter nuk eshte gjetur. Organi i Prokurorisë ka hetuar për gjetjen e aparatit tjetër telefonik celular. Nga hetimi rezultoi se aparati telefonik që dispononte viktima kishte numrin IMEI xxxxxxxx480.
Sipas përgjigjes së shoqërisë telefonike xxxxx date 04.10.2017 rezulton se aparati telefonik me këtë numer IMEI si me lart është regjistruar në emër të shtetasit Feti Baki Yzeiraj banues në fshatin Aranitas të rrethit të Mallakastrës.
Rezulton se ky shtetas është nipi i shtetasit M. G., djali i motrës, shtetas me të cilin dyshohet se viktima kishte hasmëri.
Deri në këtë faze të hetimeve paraprake provohet se telefoni që viktima kishte me vete në momentin e vrasjes është marrë nga Feti Yzeiraj me familjen e të cilit viktima dyshohet se kishte hasmeri.
Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Feti Yzeiraj është autor i veprës penale te “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal.
Për Feti Yzeiraj është lëshuar urdhër ndalimi nga ana e Prokurorit me date 09 tetor 2017. Urdhëri i ndalimit është zbatuar nga ana e policisë gjyqësore me datën 10 tetor 2017 ora 00.30.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.