Arrestohet 58 vjecari nga Patosi, pasi ju gjeten arme dhe droge

Arrestohet 58 vjecari nga Patosi, pasi ju gjeten arme dhe droge

1882
SHPËRNDAJE

Mallakastër!
Asgjësohen 155 bimë narkotike Cannabis Sativa, sekuestrohet një armë zjarri, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Fatmir Xhafaj, 58 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Belishovë, Mallakastër, në vendin e quajtur “Çalja”, në pyll u gjetën 2 parcela të mbjella me 155 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, dhe një armë zjarri automatik model 56.
Gjithashtu u fiksua një tubo plastike, e cila kishte lidhje me tokën pranë pyllit në pronësi të shtetasit Fatmir Xhafaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga Nenet 284 e 278 të Kodit Penal.

Nderkohe

Fier!

Sekuestrohen 546 fara të dyshuara Canabis Sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ardit Lama, 32 vjeç, banues në Kashar,Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, nga kontrolli i ushtruar , shtetasit Ardit Lama i janë gjetur në xhepin e pantallonave 546 fara të dyshuara Canabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.