Arrestohet 57 vjecari nga Patosi per vjedhje, me shperdorim detyre

 Arrestohet 57 vjecari nga Patosi per vjedhje, me shperdorim detyre

1438
SHPËRNDAJE

Fier!
Vjedh duke shpërdoruar detyrën, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Baki Lamaj, 57 vjeç, banues në lagjen “Mustafa Matohiti” Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë roje i firmës “Super Star WB”, me qëndër në fshatin “Oficinë e Vjetër” Patos, në mënyrë të vazhdueshme ka vjedhur materiale të ndryshme hekuri në ambientet e kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.