Arrestohet 49 vjecari nga Fieri me nje arsenal armesh

Arrestohet 49 vjecari nga Fieri me nje arsenal armesh

2070
SHPËRNDAJE

Fier!
Policia e Fierit në bazë të informacioneve të mara, arreston në flagrancë një person për armbajtje pa leje.
Oficerët e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ferdinand Serdani, 49 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës është kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë me një armë zjarri pistoletë me vete të cilën e mbante pa leje.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u gjetë dhe një armë zjarri automatikë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

•Një armë zjarri pistoletë TT model 54.

•Një automatikë model 56.

•Dy krëhëra dhe 118 fishekë model 54 dhe model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga Neni 278/5 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.