Arrestohet 46 vjecari per ndertim pa leje ne Cakran,Fier

Arrestohet 46 vjecari per ndertim pa leje ne Cakran,Fier

497
SHPËRNDAJE

Fier
Arrestohet një shtetas për ndërtim të paligjshëm si edhe pezullohet nga detyra Specialisti i Policisë së Zonës për “Neglizhencë në kryerjen e detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Altin R., 46 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një kallëzimi të marë se në fshatin Cakran, shtetasi Altin R. ka kryer ndërtim të paligjshëm.
Pas marjes se kallëzimit, grupi hetimor ka shkuar në fshatin Cakran dhe ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm.
Pas hetimeve të kryera, me Urdhër të Drejtorit të Policisë Vendore Fier u pezullua nga detyra Specialisti i Policisë së Zonës shtetasi A.Ç.
Gjithashtu Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor me motivacionin “Për neglizhencë në kryerjen e detyrës ” për këtë punonjës policie.
Në bashkëpunim me INUV po punohet për prishjen e objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.