Arrestohet 40 vjecari nga Mbrostari me 8 kg droge

Arrestohet 40 vjecari nga Mbrostari me 8 kg droge

379
SHPËRNDAJE

Fier!
Finalizohet me sukses Operacioni i koduar “MBROSTARI”.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “MBROSTARI”, ku si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Alket Merka, 40 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij në Mbrostar Ura, i’u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.