Arrestohet 32 vjecari qe kercenonte me thike ish-bashkeshorten

Arrestohet 32 vjecari qe kercenonte me thike ish-bashkeshorten

873
SHPËRNDAJE

Fier! 

•Kanos me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet nga policia.

 

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

 

-Seit Jaupaj, i datëlindjes, 32 vjeç, banues në fshatin Visokë, Mallakastër.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ka kanosur me thikë ish-bashkëshorten e tij shtetasen me iniciale F.J, 25 vjeçe.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale”Dhunë në familje”parashikuar nga Neni130a/2 i Kodit Penal.

 Nderkohe ….
•Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Flatun Sinanrrapaj, 43 vjeç, banues në Ballsh, pasi:

Në hyrje të autostradës Levan- Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip Ford me targa AA 253 NM në gjëndje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

 Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.