Arrestohet 31 vjecari nga Fieri qe kerkonte para duke u paraqitur si...

Arrestohet 31 vjecari nga Fieri qe kerkonte para duke u paraqitur si punonjes I OSHE

1828
SHPËRNDAJE

Fier
Paraqitet si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ervin Dyle, 31 vjeç, banues  në lagjen “Sheq i Madh”, Fier. (Me detyrë elektriçist).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar në disa banesa në fshatin Kallm dhe është paraqitur si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke i kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike.
Nga shërbimet e Policisë ky shtetas u kap në vendin e quajtur “Autogrili” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Opel me targa CV 231 SE.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mashtrimi”, “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 143/1, 246 dhe 291 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.