Arrestohet 25 vjecari nga Fieri pasi u kap me droge

Arrestohet 25 vjecari nga Fieri pasi u kap me droge

118
SHPËRNDAJE

Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Arbër Osmëni, 25 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “8 Shkurti” Fier, gjatë kontrollit personal dhe kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 72.85 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283/1 dhe 286 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.