Arrestohet 21 vjecari me 26 kg droge

Arrestohet 21 vjecari me 26 kg droge

68
SHPËRNDAJE

Vlorë
Policia ka sekuestruar 26 kg lëndë narkotike në një automjet !
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
– Monsiljo Shia, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po qarkullonte një automjet i cili dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë – Babicë e Madhe.


Nga kontrollini ushtruar në automjetin tip Volkswagen Passat, me targë VL 7937 C, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në bagazh një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë nëpër 4 thasë sintetikë të futura nëpër qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.