Arrestohet 1 shtetas qe tentoi të korruptoi policin 

Arrestohet 1 shtetas qe tentoi të korruptoi policin 

189
SHPËRNDAJE

Fier!
Policia arreston në flagrancë 1 shtetas pasi tenton të korruptoi punonjësin e policisë rrugore. Arestohen edhe 2 shtetas të tjerë pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
1.Naim Kapaj, 41 vjeç, banues në fshatin Kashisht, Fier, pasi:
Në rrugën Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar mjetin fugon tip “Ford”, me targë AA 431 KG, u kap në flagrancë duke tentuar t’i japë patrullës së policisë rrugore në formë rryshfeti një kartëmonedhë 500 lekëshe, me qëllim shmangien e masës administrative pasi punonte shërbimin taksi i pa paisur me liçencë.

(Neni 244 i Kodit Penal)
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit:
2.Qazim Hasanaj, 46 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Patos, pasi:
Në rrugën Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafë e Lalarit”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Ford”, me targë AA 057 JU, nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.62mg/l. (Neni 291 i Kodit Penal).
3.Luan Sheme, 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 2, Rroskovec, pasi:
Në vendin e quajtur “Q.T.U” Fier, është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar automjetin tip Volkswagen me targa AA 642 KP, nën ndikimin e alkolit.

(Neni 291 i Kodit Penal).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.