Arrestohet  1 punonjës me detyre ne ruajtjen e gazsjellesit TAP

Arrestohet  1 punonjës me detyre ne ruajtjen e gazsjellesit TAP

128
SHPËRNDAJE

Vjedh duke shpërdoruar detyrën, arrestohet në flagrancë 1 punonjës i SHPSF “Pelikani” dhe bashkëpuntori i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Ndriçim Beqiri, 26 vjeç, banues në fshatin Imsht, Lushnje.
-Veli Kumanaku, 23 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
Shtetasi Veli Kumanaku, punonjës i SHPSF “Pelikani” me detyrë në ruajtje të makinerive dhe materialeve të Gazsjellsit “TAP” në fshatin Imsht, në orët e para të mëngjesit të datës 28.02.2017, në bashkëpunim me shtetasin Ndriçim Beqiri, kanë vjedhur 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 135/2 dhe 134/2 të Kodit Penal

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.